Semundja Crohn dhe Obstruksioni intestinal

Text-only Preview


Pergatiti: Taulant Muka


Semundja Crohn
Semundja Crohn është një sëmundje granulomatoze e traktit
digjestiv, si pasojë e një shkaku të panjohur që karakterizohet
nga periudha lehtësimi dhe rëndimi. Crohn dhe Openheimer
shkruan:
“Ne propozojmë të përshkruajmë, me detaje klinike dhe
patologjike, një sëmundje të ileumit terminal që kap kryesisht
moshat e reja, i karakterizuar nga një inflamcion nekrtoik dhe
cikatrik subakut ose krronik. Ulçeracioni I mukozës
shoqërohet më një reagim të tepërt të indit lidhor të mureve të
mbetura të zorrës së hollë, një proçes i cili zakonish të çon në
stenoz(ngushtim i enës së gjakut ose organit) të lumenit të
intestinit, i shoqëruar me formimin e fistulave(lidhje jonormale
midis dy organeve osë enë “
Patologjia
Sëmundja Crohn është një çrregullim inflamator që është me
natyrë transmurale dhë i lidhur me shkallë të ndryshme të
fibrozes(inflamcioni ose zhvillimi i tepërt i indit lidhor fibroz
në një organ ose ind). Ai mund të prek çdo porcion të traktit
gastrointestinal. Ileumi terminal përfshihet në 90 përqind të
rasteve me sëmundje Crohn, por vetëm 1/3 e pacientëve kanë
të përfshirë vetëm zorrën e hollë.

Manifestimi klinik
Edhe pse kjo sëmundje mund të prek çdo moshë, pcaienti tipik
është në moshë të re, në shumicën e rasteve nën 40 vjeç. Fillimi
i sëmundjes është zakonisht i fshehtë, më një avancim të
ndadaltë e që zgjat në kohë. Ka periudha treguese me dhimbje
abdominale dhe diare që alternohen me intervale lehtësimi,
por më kalimin e kohës , periudhat treguese(simptomike)
gradualisht bëhen më të shpeshta, më të ashpra, dhe që zgjasin
në kohë. Dhimbja(simptoma më e zakonshme) shaqet më
ndërprejre por me natyrë spastike;në fillimin e sëmundjes
mund të zhvillohet një dhimbje e vazhdueshme, me vuajtje
persistente , më shumë dominante në pjesën e poshtme të
abdomenit.
Diarrea është simptoma tjetër më e zakonshme, dhe është
prezente, së paku më ndërprerje, në 85% të pacientëve.Ethet
janë prezente në 1/3 e pacientëve, një rënië e moderuar ne
peshë, humbje e fuqisë.dobësi në më sume së gjysma e
pacientëve.çrregullime në kalimin e ushqimit dhe
steatorrhea(prania e yndyrës në feçe) janë të pazakonta
përpara kurimit kirurgjikal.
Komplikacioni kryesor intestinal i sëmundjes Crohn përfshin
obstruksionin(ndalim I kalimit normal të produkteve të
digjestionit) dhe perforacionin(punkturë e një material me një
objekt të ashpër për të krijuar një vrimë ose aperturë). O
bstruksioni ndodh si pasojë e sëmundjes kronike me fibroze
dhe e progresimit në ngushtimin e lumenit të zorrës së hollë e
mund të jetë e pjeshme ose e plotë. Perforacioni mund të ndodh
në kavitetin e lirë peritoneal dhe mund të shfaqet si peritonitis.

Zakonisht, zhvillimi i fistulave dhe abscesit((grumbullimi i
qelbit, neutrofile të vdekura, që akumulohen në një kavitet si
pasojë e një procesi infeksioz, por që shaqet si një reagim
mbrojtës i indit për të ndaluar përhapjen e materialeve të
infektuara në pjesë të tjera të trupit) mund të ndodhë. Fistulat
mund të zhvilohen midis zorrës së sëmurë dhe organeve fqinje,
zorra e hollë ose e trashë, vagina, stomaku, dhe midis lëkurës,
zakonisht në vendin e një laparotomie(procedurë kirurgjikale
që përfshin incizionin e murit abdominal për të patur akses në
kavitetin abdominal) të bërë më parë. Pacientët me Crohn
colitis mund të zhvillojnë megacolon toxicum, i demostruar me
dilatacion te colon-it, mbindjeshmëri abdominale, ethe dhe
leukocitozis. Një komplikim potencial i një semundje Crohn të
zgjatur në kohë është kanceri që mund të prekë segmente të
zorrës. Kanceri në këtë lloj patologjie tenton më shumë të
avancoj kur nuk identifikohet në kohë ose kur ka një prognoz
jo të saktë.

Obstruksioni intestinal
Ka mënyra të ndryshme për të përcaktuar dhe klasifikuar
obstruksionin e traktit digjestiv . Ndryshimi midis obstruksionit
mekanik dhe paralitik është i rëndësishëm. Në të parin, ka një
sit(zakoonish i shumëfishtë) në të cilin kalimi i mëtejshëm
është i ndaluar, por sipër këtij zorra paraqitet normale dhe
aktive, në të dytën e gjithë zorra është inaktive. Fjala ileus
nenkupton obstruksion, por në praktikën kirurgjikale zkonisht
kufizohet për formën paralitike edhe pse kirurgët vazhdojnë të

flasin per ileus të gurit të tëmthit, i cili është një shëmbull i
obstruksionit mekamik.
Manifestimi kilinik mund të jetë akut(fillim i shpejtë dhe
manifestim i shkurtër), subakut (midis akut dhe kronik) ose
kronik(që zgjat në kohë). Kushtet mund të prekin si zorrën e
hollë dhe atë të trashë. Shkaku mund të specifikohet si
adezione(shënja fibroze që formohen midis organeve ose
indeve, si rezukltat i një dëmtimi gjatë operacionit) inflamatore
ose tumore ose në varësi të pozicionit në lidhje më murin e
zorrës;luminal, mural ose ekstramural. Obstruksioni mund të
jetë ose lak i hapur-përmbajtja e zorrës mund të largohet
proksimalisht ose lak i mbyllyr në të cilin një segment i zorrës
është i bllokuar në të dy pikat terminale; obstruksioni i zorrës
së trashë është gjithmonë një lak i mbyllur për shkak se valvula
ileocekale i reziston regurgitacionit(rrjedhje e kontrolluar e
përmbajtjes së stomakut mbrapa në ezofag e gojë) nga cekumi
deri në ileumin terminal. Së fundmi, furnizimi me gjak mund
të jetë i shtrënguar(bllokuar). Drenimi venoz ndërhyn i pari
dhe më pas obstruksioni arterial çojnë në infrakt hemorragjik.
Patofiziologjia
Proksimalisht një obstruksioni, kontraktimet intestinale rriten
si në magnitud ashtu dhe në frekuencë. Muri intestinal
buhavitet dhe kjo, do të reduktojë riabsorbimin e sekrecioneve,
mund të shkaktojë defiçit të volumit ekstraqelizor. Shtrëngimi
shkakton humbje në gjak në laqet e prekura dhe mund të
prodhojë hipovolemi dhe, për shkak të nënperfuzionit të
segmentit të prekur acidoz laktike. Përfundimisht një lak i
shtrënguar do të vdesi(brenda 4-6 orëve) dhe do të këputet, më

një prodhim të një peritonitis të ashpër bakterial i cili
zakonisht është fatal. Fryrja e abdomenit për shkak të laqeve të
dilatuar mund të kufizoj lëvizjet e diafragmës dhe për pasoj
nderhyn në funksionet respiratore. Vjellja mund të rezultojë në
inhalacion(inspirim).
Manifestimi klinik
Dhimbja abdominale është shenja e parë dhe është qëndrore, e
lokalizueshme dhe dhe me natyrë vuajtëse, duke ardhur në
formën e valëve me mugesë disa minutështë të
dhimbjes.Obstruksioni i zorrës së trashë shkakton kolik
abdominale të poshtme dhe mund të prodhojë dhimbjen më
konstante të distensionit(fryrjes). Laku i shtrënguar në kontakt
me anën e brendshme të murit abdominal shkakton dhimbje
lehtësisht të lokalizueshme por shpeshherë të ashpra.
Vjellja shoqëron dhimbjen, dhe sa më i lartë obstruksioni, më i
herët e më i bollshëm paraqitet. Fillimisht, përmbajtjet e
sipërme gastrointestinale prodhohen(mbeturina ushqimore
dhe fluid jeshil i errët) por, vetëm nëse obstruksioni është në
jejenumin e sipërm, materiale në kaf të errët, më një aromë të
hidhët të keqe shfaqen shpejt(vjellja dhe jashtëqitja nuk është
një dukuri e obstruksionit intestinal por ndodh në situate të
rralla të një fistule të brendshme midis zorrës së trashë dhe
stomakut). Në obstruksionin distal të valvulës ileocekale,
vjellja mund të mungojë sepse zorra e hollë mund të shtyjë
përmbajtjen e tij në zorrën e trashë të fryrë mbi obstruksionin.

Distensionin është zakonisht evident dhe është më i zhvilluar
sa më distalisht të jetë obstruksioni. Obstruksioni jejunal
proksimal(që është i rrallë) mund të mos shfaq distension.
Konstipacioni. Shumica e gazit që kalon në rektum është ajër
që është gëlltitur, kështu që obstruksioni i plotë në çdo nivel
shoqerohet më një konstipacion absolut si të pjesës së ngurtë
ashtu e të gaztë. Kjo ndodh më herët në obstruksionin e zorrës
së trashë dhe më vonë në atë të zorrës së hollë. Obstruksioni jo
i plotë, sikurse mund të ndodh në zorrën e trashë formon një
tumor cirkular progresiv, që shkatkon reduktim në përmasa
dhe frekuence në lëvizjet ë zorrës, në ndryshime të dukshme të
mukusit të feçes dhe gjakut.

Pergatiti: Taulant Muka